Presidenti i Federatës Spanjolle të futbollit, Rafael Louzan, ka konfirmuar se finalja e Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet.
Finalja do të luhet të shtunën nga ora 22:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të luhet finalja, jam shumë i qetë”, ka deklaruar Louzan, shkruajnë të premten mediumet spanjolle.
Kjo deklaratë e presidentit të Federatës Spanjolle vjen pasi Real Madridi vendosi që të mos marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve zyrtare para finales së Kupës së Mbretit.
Reali është i pakënaqur me arbitrin Ricardo De Burgos Bengoetxea, i cili do ta ndajë drejtësinë në finale, si dhe me arbitrin e VAR-it, Pablo Gonzalez Fuertes.
Klubi mbretëror kërkoi nga Federata Spanjolle që t’i zëvendësojë të dy arbritrat. Por një gjë e tillë u refuzua nga Federata Spanjolle.