Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Presidenti i Rubinit me fjalë të mëdha për Gripshin

gripshi

Presidenti i Rubin Kazanit, Marat Safiullin, ka ndarë përshtypjet e tij për futbollistin shqiptar, Nazmi Gripshi.

Ai ka thënë se Gripshi është lojtar i nivelit të lartë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gripshi iu bashkua Rubinit javë më parë nga Astana për 390 mijë euro. 

“Sigurisht që është shumë herët për të folur për suksesin e transferimit pas vetëm një ndeshjeje, por ishte e qartë se Gripshi është lojtar i nivelit të lartë. Edhe dikush që nuk kupton shumë për futbollin mund ta shohë se Nazmi Gripshi është një lojtar i nivelit të lartë”, ka thënë Safiullin.

Ish-futbollisti i Ballkanit të Suharekës debutoi me gol te Rubin Kazani. Rubini të dielën e kaluar mposhti liderin Krasnodarin me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së 20-të të Premier Leagues së Rusisë.

Rubin Kazani është i shtati me 26 pikë.

Te Rubni janë edhe mesfushori i Kosovës, Veldin Hoxha, dhe sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku.