Prishtina e ka fituar ndeshjen e vështirë në Klinë ndaj Dukagjinit, që ishte e para e stinorit pranveror në elitën e futbollit kosovar.
Prishtina të shtunën fitoi 1:0 në stadiumin “18 Qershori”, dhe ka vendosur autogoli i portierit Egzon Lekaj. Ndeshja i takoi xhiros së 19-të.
Në minutën e 14-të, portieri i Dukagjinit e shtyu topin në rrjetë pa dashje. Ai shënoi autogol, pasi gjuajtja e Gjelbrim Taipit e qëlloi fillimisht shtyllën pingule.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, ndonëse raste kishin të dyja ekipet.
Prishtina me këtë fitore tani i ka 33 pikë në vendin e dytë, kurse Dukagjini bie në pozitën e katërt me 29 pikë. Edhe Ballkani i ka 33 pikë në vendin e parë, por e ka një ndeshje më pak të luajtur. Ballkani të dielën nga ora 13:00, luan në udhëtim te Gjilani.