Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Prishtina zyrtarizon Alban Dragushën si trajner

Alban Dragusha

FC Prishtina ka zyrtarizuar emërimin e Alban Dragusha si trajner të ri të skuadrës.

Trajneri 44-vjeçar vjen në krye të bardhekaltërve pas një periudhe të suksesshme te KF Ramiz Sadiku, të cilën e ka drejtuar që nga korriku i vitit 2023, duke e shndërruar në një nga surprizat më të këndshme të Ligës së Parë këtë sezon, ku është pretendent për t’u ngjitur në Superligë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë karrierës së tij si trajner, Dragusha ka drejtuar edhe KF Vushtrrinë, ndërsa nga viti 2019 deri më 2022 ka qenë pjesë e stafit teknik si ndihmës trajner te KF Drita.

Ai ka pasur një karrierë të pasur edhe si futbollist, duke luajtur në disa shtete, përfshirë Ukrainën, Azerbajxhanin, Suedinë, Shqipërinë dhe Kosovën.

Dragusha do ta zëvendësojë Afrim Tovërlanin, i cili dha dorëheqje gjatë ditës së djeshme pas humbjes 3:0 nga Ferizaj.

Prishtina aktualisht është në vendin e tretë me 38 pikë, katër më pak se Ballkani e Drita që kanë pozitën e parë respektivisht të dytë.