Futboll

Pritja e gjatë e Bislimit për “hat-trick"

Uran Bislimi

Pos Vedat Muriqit të shtunën “hat-trick” realizoi edhe një futbollist shqiptar.

Bëhet fjalë për mesfushorin 26-vjeçar, Uran Bislimi. Ai shënoi tre gola në fitoren 5:2 të Luganos ndaj Luzernit. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 20-të të Superligës së Zvicrës në futboll.

Bislimi nuk shquhet për efikasitet. Ai këtë edicion i ka pesë gola e tri asistime në 18 paraqitje kampionale. Pra para të shtunës i kishte vetëm dy gola.

Dy gola së fundi i kishte shënuar më 21 janar të vitit 2024. Tre gola i ka shënuar për herë të parë në karrierën si i rritur.

“Ia dola ta bëj këtë për herëv të fundit me juniorët. Jam shumë i lumtur që isha në gjendje ta ndihmoj ekipin në këtë mënyrë. Mendoj se do t’ua jap topin prindërve si falënderim për përkrahjen”, ka thënë Bislimi pas ndeshjes.

“Kemi pasur fillim të keq por jemi rikuperuar. Duam të jemi efikasë dhe të dërgojmë mesazh që jemi ende këtu”, ka shtuar kosovari.

Ai është i lindur në Basel, ndërsa është zhvilluar te Concordia dhe Baseli. Luajti edhe për Schaffhausenin, ndërsa prej vitit 2022 është te Lugano.

Ka luajtur për Zvicrën U19 e më pas për Kosovën A i kishte dy ndeshje.

Më pas kaloi te Zvicra, për të cilën përfaqësuese i ka dy paraqitje po ashtu. Së fundi është ftuar në shtator të vitit 2024.

Te Lugano janë edhe portieri i Kosovës, Amir Shaipi, dhe Ezgjan Alioski i Maqedonisë së Veriut.