Mallorca ka rënë nga La Liga, pavarësisht fitores bindëse 3:0 ndaj Oviedos në javën e fundit të kampionatit.
Skuadra ku aktivizohet Vedat Muriqi e mbylli sezonin në vendin e 18-të me 42 pikë, po aq sa kishin edhe Osasuna dhe Levante, të cilat siguruan mbijetesën duke përfunduar në pozitën e 17-të dhe të 16-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë kampionatin spanjoll, kur skuadrat kanë pikë të barabarta, fillimisht vendos bilanci i ndeshjeve direkte. Mallorca kishte bilanc më të dobët ndaj Levantes, me një humbje dhe një barazim këtë sezon.
Ndërkohë, ndaj Osasunas të dyja ndeshjet kishin përfunduar 2:2, duke bërë që të vendoste golaverazhi i përgjithshëm, ku Osasuna kishte statistikë dukshëm më të mirë.
Përveç Mallorcas, nga La Liga këtë sezon ranë edhe Girona dhe Real Oviedo.
