Portieri i Paris Saint-Germainit, Gianluigi Donnarumma, mund të largohet nga skuadra pasi fituesi i tripletës për edicionin e kaluar, pritet ta zëvendësojë atë me Lucas Chevalierin.
PSG-ja është gati t’i shpenzojë 55 milionë euro për portierin e Lillet, shkruan “RMC Sport” të enjten.
Ai mund t’i bashkohet skuadrës më herët, për të qenë i gatshëm për sfidën e Superkupës së Evropës ndaj Tottenhamit, që luhet më 13 gusht.
Donnarumma ka qenë prej më meritorëve për sukseset e PSG-së në edicionin e kaluar, në triumfin në Champions, Ligue 1, Kupën dhe Superkupën e Francës.