Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

PSG-ja shtyn edhe një lojë në Francë

PSG

Elita e futbollit francez ia ka mundësuar Paris Saint-Germainit që ta shtyjë edhe një ndeshje, atë ndaj Lensit, në mënyrë që fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve të përgatitet sa më mirë për duelin kthyes të çerekfinales ndaj Liverpoolit. 

Ndeshja e PSG-së ndaj Lensit është dashur të zhvillohet më 11 prill, por do të luhet më 13 maj. 
PSG-ja në “Parkun e Princave” ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë të çerekfinales së Championsit luan më 8 prill, kurse dueli kthyes luhet më 14 prill. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lensi e ka kundërshtuar këtë ndryshim të datës pasi lufton për titull po ashtu. Tentimin e PSG-së për ndryshimin e zhvillimit të ndeshjes e ka vlerësuar si “jo sportiv”. 

Lensi është i dyti në tabelën e kampionatit francez, me një pikë më pak se PSG-ja lidere, që e ka një ndeshje më pak të luajtur po ashtu.