Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

PSV-ja në fundjavë mund ta fitojë titullin në Holandë

psv

PSV Eindhoveni mund ta fitojë titullin në kampionatin elitar të Holandës dhe të vendosë rekord.

Do të ishte festa më e hershme në historinë e Eredivisies.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

PSV-ja ka 19 pikë më shumë se vendi i dytë, Feyenoordi, kur kanë mbetur edhe tetë xhiro deri në fund të sezonit.

Nëse PSV-ja e mposht NEC Nijmegenin të shtunën në shtëpi dhe Feyenoordi humb në shtëpi nga Excelsiori të dielën, klubi nga Eindhoveni do ta fitonte titullin e tretë rresht dhe të 27-tin në total.

Rekordin për titullin më të hershëm të fituar e mban PSV-ja po ashtu. Kishte festuar më 8 prill të vitit 1978. Në atë vit e kishte fituar edhe Kupën e UEFA-s.