Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, të premten e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e fundit të kualifikimeve të rregullta për Botërorin 2026.
Kosova më 15 nëntor në Lubjanë luan me Slloveninë, ndërsa më 18 nëntor e pret Zvicrën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy xhiro para fundit, Kosova është e dyta në Grupin B kurse synimi është të përfundohen kualifikimet të paktën në këtë pozitë. Vendi i dytë siguron plejofin, ndërsa vendi i parë biletën për Botëror.
Zvicra udhëheq në grup me 10 pikë, ndërsa Kosova i ka shtatë. Pason Sllovenia me tri pikë dhe Suedia me një.
Varësisht nga rezultatet, Kosova është në garë edhe për pozitën e parë. Por është në pozitë goxha të mirë për të siguruar pozitën e dytë dhe plejofin. Do të ishte sukses historik.
Nëse Zvicra nuk e mposht Suedinë dhe Kosova fiton në Lubjanë, atëherë ndeshja Kosovë – Zvicër do të jetë finale për kualifikim në Botëror.


Emra interesantë në listën rezervë të Kosovës
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, si zakonisht, ka përgatitur edhe një listë rezervë. Lojtarët nga kjo listë ftohen nëse mungon ndonjë nga lista bazike.
Në listën rezervë janë Florent Hadërgjonaj, Bersant Celina e Donat Rrudhani, por edhe Bledian Krasniqi, Rilind Nivokazi, Ron Raçi, Ismet Lushaku, Behar Neziri, Kreshnik Krasniqi, Florian Haxha e Altin Gjokaj.