Portieri Diant Ramaj do të luajë me Copenhagenin në finale të Kupës së Danimarkës ndaj Silkeborgut.
Ramaj ishte i suspenduar dhe nuk luajti për tri ndeshje rresht në Superligë, por u kthye në formacion si titullar në ndeshjen e parë të Kupës ndaj Viborgut.
Copenhageni gjysmëfinalen e parë e fitoi 1:0, dhe me të njëjtin rezultat triumfoi edhe në ndeshjen kthyese në shtëpi, për të bërë vend në finale.
Finalen e Kupës së Danimarkës, Copenhageni e luan më 29 maj në “MCH Arena” në Herning.