Futboll

Rashica realizon, Beshiktashi barazon ndaj Lausannet

rashica

Përditësim - Milot Rashica ka realizuar një gol ndërsa Beshiktashi ka barazuar 1:1 të enjten mbrëma në udhëtim ndaj Lausannet në ndeshjen e parë të rrethit të plejofit të Ligës së Konferencës. 
Rashica realizoi në minutën e 45-të. Ai luajti 84 minuta. 

Për Lausannen nga minuta e 86-të u aktivizua Alban Ajdini. Bryan Okoh në minutën e 83-të e realizoi golin e barazimit për Lausannen. 
 


Rashica realizon për epërsinë e Beshiktashit

Milot Rashica ka realizuar në fund të pjesës së parë, ndërsa Beshiktashi po udhëheq 1:0 në udhëtim ndaj Lausannes në ndeshjen e praë të rrethit të plejofit të Ligës së Konferencës. 

Te Lausanne në stol është Alban Ajdini.