Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, ishte prej më meritorëve që Beshiktashi fitoi ndaj Adana Demirsporit të dielën me rezultatin 4:1.
Në fitoren e thellë të Beshiktashit me gol kontribuoi Rashica.
Kjo ndeshje i takoi javës së 35-të të Superligës së Turqisë në futboll.
Rashica realizoi për 2:0 nga afërsia në minutën e 44-t. Ai luajti deri në minutën e 73-të dhe ishte më i dalluari në ndeshje.
Për 28-vjeçarin Rashica ky ishte goli i pestë i realizuar këtë edicion. Krahas pesë golave ka edhe 11 asistime.
Beshiktashit për shkak të lëndimit i mungoi sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi.
Beshiktashti ka 58 pikë dhe renditet në pozitën e tretë. Adana Demirspori e zë vendin e fundit me vetëm dhjetë pikë dhe në edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në kategorinë e dytë të futbollit turk.