Sulmuesi Ermir Rashica e ka shënuar golin e parë në sezonin e ri në Premier Leaguen e Ukrainës.
Skuadra e Rashicës, Metalist të shtunën e mposhti në udhëtim Oleksandriyan me rezultatin 4:1. Kjo ndeshje i takoi xhiros së tretë.
Rashica ishte njëri prej golashënuesve që e ndihmoi Metalistin të kthehet te fitorja pas një barazimi dhe një humbje në dy xhirot e kaluara.
21-vjeçari Rashica shënoi për 2:0 në minutën e 76-të.
Pas një harkimi të gjatë të Ivan Kaliuzhnyit, Rashica, e kontrolloi topin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe realizoi gol të bukur nga afërsia. Ai u paraqit deri në 80-të.
Tek Oleksandriya deri në minutën e 71-të u paraqit Tedi Cara.
Metalisti ka katër pikë kurse Oleksandriya është pa pikë ende.
VIDEO E GOLIT: