Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Real Madridi “shkel” Cityn, Valverde i pandalshëm

Real Madrid

Real Madridi po përballet me mungesa të shumta, por ka dëshmuar pse është klubi bindshëm më i suksesshëm në Ligën e Kampionëve.

Të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, skuadra mbretërore fitoi bindshëm, 3:0, ndaj Manchester Cityt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Championsit i pandalshëm ishte mesfushori uruguajas, Federico Valverde.

Ai realizoi “hat-trick” për fitoren e mahnitshme të madrilenëve.

Valverde shënoi për 1:0 në minutën e 20-të, ndërsa për 2:0 në minutën e 27-të. Golin e dytë e realizoi me asistim të Vinicius jr. Në minutën e 42-të, 27-vjeçari Valverde e kompletoi tregolshin impresiv. Brahim Diaz ishte realizator.

Pjesa e dytë ishte po ashtu shumë e mirë. Në minutën e 56-të, Vinicius Junior siguroi penallti, duke u ndalur në zonë në mënyrë të palejuar nga Gianluigi Donnarumma. Kjo dyshe u përballë në gjuajtjen nga pika e bardhë, ndërsa portieri italian ndali goditjen e yllit brazilian.

Më pas raste kanë pasur të dy skuadrat, por shifrat nuk kanë ndryshuar. Me pritje vendimtare u dallua edhe portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois.

City do ta kërkojë rikthimin në ndeshjen në Manchester të martën e ardhshme, por Real Madridi ka bërë hap gjigant drejt çerekfinales.

Lexo përditësimet tjera
UEFA Champions League

Reali, PSG-ja dhe Bodo shënojnë fitore të thella