Futboll

Reali bën hapin e madh drejt titullit

Brahim Diaz

Brahim Diaz

Real Madridi ka bërë hapin e madh drejt titullit të kampionit në elitën e futbollit spanjoll.

Reali është afër që ta fitojë titullin e 36-të në La Liga, pas fitores të shtunën në “Bernabeu” kundër Cadizit.

Reali fitoi 3:0 në ndeshjen e xhiros së 34-t, me golat të cilat i shënoi në pjesën e dytë.

Brahim Diaz, Jude Bellingham dhe Joselu ishin realizatorët e golave në minutën e 51-të, të 68-të dhe të 93-të.

Me këtë fitore, Real Madridi është i pari me 87 pikë, ndërsa Cadizi i 18-ti ka 26 pikë.

Realit për ta festuar titullin në edicionin aktual i duhet disfata ose barazimi i Barcelonës në udhëtim te Girona.

Kjo ndeshje nis në orën 18:30.