Klubi i Real Madridit nuk do të marrë pjesë sërish në ceremoninë e “Topit të Artë”.
Ceremonia e ndarjes së çmimit kryesor individual në futboll mbahet sonte mbrëma.
Presidenti i Realit, Florentino Perez, ka vendosur që askush prej madrilenëve të mos udhëtojë për në Paris.
Këtë e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Zemërimi i madh i Realit vjen pasi që vitin e kaluar sulmuesi Vinicius Junior vlerësohej favorit deri në momentet e fundit për ta fituar “Topin e Artë” por më pas u vendos që çmimi kryesor individual t’i ndahej mesfushorit të Manchester Cityt, Rodrit.
Ousmane Dembele i Paris Saint-Germainit vlerësohet që është favoriti kryesor për ta fituar “Topin e Artë”. Në garë është edhe supertalenti i Barcelonës, Lamine Yamal.