Futboll

Reali fiton me një lojtar më pak në fushë

Real MAdrid

Ani pse luajti me një futbollist më pak në fushë nga pjesa e parë, Real Madridi ka triumfuar në ndeshje dramatike ndaj Real Sociedadit.

Reali fitoi 2:1 ndaj Sociedadit në udhëtim në ndeshjen që i takoi xhiros së katërt të La Ligas.

Dy golat klubi mbretëror i shënoi në pjesën e parë.

Kylian Mbappe shënoi për 1:0 në minutën e 12-të. Realizatori i golit të dytë ishte Arda Guler në minutën e 44-t.

Gulerit iu anulua edhe një gol në minutën e dytë për shkak të pozitës jashtë loje.

VIDEO:

Te “Los Blancos” në minutën e 32-të direkt me karton të kuq u ndëshkua mbrojtësi Dean Huijsen.

Vendësit shifrat i ngushtuan në minutën e 56-të me golin që e realizoi Mikel Oyarzabal nga penalltia. Por goli i spanjollit Oyarzabal nuk ia rrezikoi fitoren në fund Realit.

Për skuadrën që drejtohet nga trajneri Xabi Alonso ishte fitorja e katër rresht.

Sociedadi ende nuk ka fitore. Numëron tri barazime dhe një humbje.