Futboll

Reali kthehet te fitorja pas dy humbjeve rresht

Real Madrid

Pas disfatës në Ligën e Kampionëve nga Manchester City dhe në la Liga nga Celta Vigo, Real Madridi të dielën ka shënuar fitore.

Reali mposhti në udhëtim mposhti Deportivo Alavesin me rezultat të ngushtë, 2:1. Ndeshja Alaves – Real Madrid i takoi xhiros së 16-të të elitës së futbollit spanjoll.

Golin e parë për madrilenët e shënoi sulmuesi francez, Kylian Mbappe. Francezi Mbappe i mungoi Realit në ndeshjen ndaj Cityt.

Alavesi barazoi rezultatin nëpërmjet Carlos Vicentes në minutë ne 68-të. Fitoren Realit ia siguroi braziliani Rodrygo me golin e shënuar në minutën e 76-të.

Reali është në vendin e dytë me 39 pikë. Është katër pikë prapa lideres, Barcelonës. Alavesi është në vendin e 12-të me 18 pikë