Real Madridi nuk ka hasur në telashe për të fituar në Kazakistan ndaj Kairat Almatyt.
Kylian Mbappe shkëlqeu në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar të martën mbrëma. Ylli francez realizoi “hat-trick” në fitoren 5:0.
Mbappe shënoi në minutën e 25-të nga penalltia, ndërsa golin për 2:0 e realizoi në minutën e 52-të. “Hat-trickun” e kompletoi në minutën e 74-t, kur u asistua nga Arda Guler.
Eduardo Camavinga, që u aktivizua në minutën e 80-të, shënoi për 4:0 në minutën e 83-të. Brahim Diaz vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 93-të.
Mbappe tani i ka 60 gola në 89 ndeshje në Champions. Vetëm pesë lojtarë kanë më shumë gola se ai në histori të Championsit.
Mbappe i shënoi dy gola për Madridin më 16 shtator, në fitoren 2:1 ndaj Marseilles, në xhiron e parë të fazës së ligës.
Mbappe kompleton “hat-trickun”, 60 gola në Champions
Superylli Kylian Mbappe ka kompletuar “hat-trickun” në ndeshjen e Real Madridit ndaj Kairat Almatyt në Kazakistan.
Ndeshja i takon fazës së ligës në Champions, ndërsa për 3:0 francezi shënoi në minutën e 74-t.
Mbappe tani i ka 60 gola në Champions në 89 ndeshje.
Reali në epërsi pas pjesës së parë me gol të Mbappes
Gjiganti spanjoll, Real Madrid, e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 pjesën e parë kundër Kairat Almatyt të Kazakistanit.
Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave është duke u zhvilluar në Almaty dhe i takon xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.
Golin e vetëm në pjesën e parë për Realin e shënoi sulmuesi francez, Kylian Mbappe. Ai e shënoi golin në minutën e 25-të nga penalltia.
Ndërkohë, Club Brugge e mbylli me epërsi 1:0 pjesën e parë ndaj Atalantas në Bergamo.