Futboll

Reali shtyn festën e Barcelonës pas golit të minutës së 95-të

real

Goli i Jacobo Ramonit, futbollistit 20-vjeçar të Real Madridit, e ka shtyrë festën e Barcelonës për titull. 
Ramoni realizoi në minutën e 95-të për fitoren 2:1 të Realit ndaj Mallorcas së Vedat Muriqit. 

Ndeshja e zhvilluar të mërkurën mbrëma i takoi xhiros së 36-të. 

Tani Barcelonës i duhet një fitore në dy ndeshjet e fundit të kampionatit për ta fituar titullin e 28-të në histori. 

Barazimi në këtë ballafaqim do t’ia mundësonte një gjë të tillë dhe ishte shumë afër që ndeshja të mbyllej në këtë mënyrë. 

Martin Valjent shënoi për Mallorcan në minutën e 11-të, ndërsa Kylian Mbappe realizoi në minutën e 68-të për 1:1. 

Mbappe e shënoi golin e 40-të të sezonit me fanellën madrilene në debutim. 

Ramon me asistim të Jesus Vallejos më pas realizoi në minutën e fundit të kohës shtesë për rezultatin përfundimtar. 

Barcelona të enjten mbrëma luan në udhëtim tek Espanyoli nga ora 21:30. 

Më 18 maj, Barcelona e pret Villarrealin, ndërsa në xhiron e fundit më 25 maj, luan në udhëtim tek Athletic Bilbaos. 

Dy ndeshjet e fundit të Real Madridit janë në udhëtim te Sevilla dhe në shtëpi ndaj Real Sociedadit. 

Barcelona në vendin e parë prin me 82 pikë, katër më shumë se Real Madridi i vendit të dytë. 

Sulmuesi i Kosovës, Muriqi, luajti në tërë ndeshjen te Mallorca.