Futboll

Realit i lëndohen dy futbollistë

Real Madrid

Skuadrës së Real Madridit i janë lënduar sulmuesi brazilian, Vinicius Junior, dhe mbrojtësi spanjoll, Lucas Vazquez. Këtë e bëri të ditur klubi mbretëror të hënën në faqen zyrtare. 

Të dy futbollistët u lënduan në disfatën që e pësoi Reali të dielën nga Barcelona me rezultatin 4:3. 
Viniciusi ka lëndim në kyçin e këmbës së majtë kurse Vazquez ka një dëmtim në kofshën e majtë. 
33-vjeçari Vazquez do t’i mungojë Realit në ndeshjen e ardhshme në La Liga ndaj Mallorcas. Ndërkohë ende nuk dihet për Viniciusin se sa do të jetë jashtë fushës. 

Reali gjatë gjithë edicionit ka pasur probleme me lëndimet e shumta të futbollistëve. 

Përveç Viniciusit dhe Vazquezit të lënduar janë edhe David Alaba, Eduardo Camavinga, Ferland Mendy, Dani Carvajal, Eder Militao dhe Aurelien Tchouameni.