Një gol i Declan Ricet në pjesën e parë dhe një gol i Bukayo Sakas në pjesën e dytë kanë bërë që Arsenali t’i arkëtojë pikët e plota.
Arsenali fitoi 2:0 ndaj West Ham Unitedit të shtunën në kuadër të javës së shtatë të Premier Leagues.
Me fitore, Arsenali ka dal në vendin e parë me 16 pikë. Liverpooli është në vendin e dytë me 15 pikë por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Rice shënoi për 1:0 në minutën e 38-të. Saka golin e dytë e shënoi në minutën e 67-të.
Për West Ham Unitedin ishte disfata e pestë këtë edicion. Renditet në pozitën e parafundit me katër pikë.