Klubi i njohur argjentinas, River Plate, e ka fituar pa telashe ndeshjen e parë në Kupën e Botës për klube. Të martën mposhti Urawa Redsin e Japonisë me rezultat 3:1.
Ndeshja i takoi grupit E.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFacundo Colidio në minutën e 12-të shënoi golin e parë. Në minutën e 48-të për 2:0 realizoi Sebastian Driussi, kurse rezultatin në 2:1 e ngushtoi Yusuke Matsou. Ai shënoi golin nga penalltia në minutën e 58-të. Por River Plate shënoi edhe golin e tretë në minutën e 73-të. Golashënues ishte Maximiliano Meza.
Ndeshjen e dytë, River Plate e luan ndaj Monterreyt, kurse Urawa kundër Interit.