Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rodri i hapur për kalim te Real Madridi

Rodri

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, nuk e përjashton mundësinë e kalimit te Real Madridi, pavarësisht se në të kaluarën ka luajtur tek Atletico Madridi. 

Ai ka thënë për mediat spanjolle të enjten se “nuk mund t’i refuzosh ekipet më të mira në botë”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

29-vjeçari Rodri ka bërë 293 paraqitje për Cityn, qëkur u transferua nga Atletico Madridi në vitin 2019. 

Rodri është fitues i “Topit të Artë” për vitin 2024. 

Rodri i ka fituar 12 trofe madhor nën udhëheqjen e Pep Guardiolas te Manchester City, përfshirë katër tituj të Premier Leagues dhe një Ligë të Kampionëve. 

Rodri ka 59 paraqitje për Spanjën dhe e ka fituar Kampionatin Evropian në vitin 2024 dhe Ligën e Kombeve një vit më herët.