Me golat e Matias Soules dhe Lorenzo Pellegrinit në pjesën e parë, Roma ka fituar në udhëtim te Rangersi skocez në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Evropës.
Ndeshja u mbyll 2:0, ndërsa golat të enjten mbrëma u shënuan në minutën e 13-të dhe të 36-të.
Roma ka gjashtë pikë në katër ndeshje, kurse Rangersi i fundit në tabelë mbetet pa pikë.