Futboll

Romano i Romës, admirues i madh i Xhakës

romano

Alessandro Romano i Romës  vlerësohet lojtar shumë premtues.  

Romano luan për grupmoshën U20 të Zvicrës, ndërsa së fundmi ka debutuar për Romën në Serie A. 

Në një intervistë për “Blue Sport”, 19-vjeçari ka theksuar se e ka model Granit Xhakën, yllin dhe kapitenin Përfaqësueses së Zvicrës. 

Romano ka luajtur prej grupmoshës U16 për Zicrën. Ishte kapiten i grupmoshave U18 dhe U19, ndërsa në tetor debutoi për U20. Ai e përshkruan veten si “lider i ri”. 

“Nuk jam njëri që bërtas në fushë. Dua që t’i bashkojë lojtarët brenda dhe jashtë fushës. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë në fushë, ua bëj me dije”, theksoi Romano. 

Romano tani vlerësohet si lider i lindur, njësoj si Granit Xhaka. 

“E kam shikuar Xhakën edhe si fëmijë. Luaj me këmbën e majtë, njësoj si ai, në të njëjtën pozitë. Por, mbi të gjitha e admiroj Xhakën për mënyrën se si e udhëheqë ekipin në fushë”, shton tutje Romano, i cili ka edhe pasaportë italiane.

Mesfushori debutoi për ekipin senior të Romës më 6 janar, në fitoren 2:0 ndaj Lecces.

Ai tani është i huazuar në Serie B te Spezia deri në fund të edicionit.