Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ronaldo blen 25 për qind të aksioneve të klubit spanjoll

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo po përfshihet në futboll gjithnjë e më shumë, jashtë fushës së blertë. 

Të enjten është bërë e ditur se Ronaldo përmes kompanive të tij ka blerë 25 për qind të aksioneve te klubi spanjoll i kategorisë së dytë, Almeria.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ronaldo, që po i afrohet shifrës prej 1000 golave në karrierë, ka thënë se ambicia për të investuar në futboll nuk është e re.

“Ishte një ambicie për kohë të gjatë për të kontribuar në futboll, përtej fushës. Jam i lumtur që bëhem pronar në UD Almeria, duke blerë 25 për qind të aksioneve”, ka thënë portugezi.

“Almeria është klub spanjoll me bazë të fortë dhe me potencial të madh për t’u rritur. Mezi pres të punoj me ekipin drejtues për të përkrahur klubin në fazën tjetër të zhvillimit”, ka shtuar Ronaldo.