Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, pritet të bëhet me trajner të ri te skuadra e Al-Nassrit.
Nga edicioni i ardhshëm, drejtimin e Al-Nassrit do ta marrë tekniku portugez, Jorge Jesus. Kështu ka shkruar të shtunën mbrëma eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Ai pritet ta zëvendësojë Stefano Piolin i cili u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.
Jesus me Al-Nassrin do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare. Ai do të ketë pagë prej 7 milionë euro në vit.
Al-Nassri pritet që javën e ardhshme ta zyrtarizojë Jesusin.
70-vjeçari Jesus së fundi e drejtoi Al-Hilalin. Ai me Al-Hilalin i fitoi katër trofe.
Ka drejtuar edhe skuadra të tjera si Fenerbahçe, Sportingun e Lisbonës, Benfican, Flamengon e Bragan.