Cristiano Ronaldo i është afruar edhe më shumë shifrës së 100 golave.
Ronaldo realizoi gol të premten në fitoren 2:0 të Al-Nassrit ndaj Al-Ittihadit.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së katërt të elitës së futbollit arab.
Superylli Ronaldo realizoi për 2:0 në minutën e 35-të.
Golin e parë për Al-Nassrin e realizoi Sadio Mane në minutën e nëntë.
Për 40-vjeçarin Ronaldo ishte goli i 946-të në karrierë.
Al-Nassri ka 12 pikë në vendin e parë. Al-Ittihadi ka tri pikë më pak në pozitën e dytë.