Futboll

Ronaldo Jr. ftohet për herë të parë nga ekipi U16 i Portugalisë

Cristiano Ronaldo Jr

Cristiano Ronaldo Jr, djali më i madh i yllit Cristiano Ronaldo, është ftuar për herë të parë nga ekipit U16 i Portugalisë. Federata e Futbollit e Portugalisë, ka njoftuar se 15-vjeçari është në mesin e 22 lojtarëve të ftuar nga Portugalia U16 për turneun që do të mbahet në Turqi nga 30 tetori deri më 4 nëntor.

Ronaldo i ri ka bërë tashmë pesë paraqitje për ekipin U15 të Portugalisë. Ai debutoi për ekipin e të rinjve të Portugalisë në muajin e kaluar në Kroaci, ku shënoi dy gola në fitoren 3:2 ndaj Kroacisë.

Ai barti fanellën me numrin 7, ndërsa luajti si sulmues i krahut të majtë, pozitë në të cilën Ronaldo luajti në të kaluarën.

Ashtu si babai i tij, Ronaldo i ri, luan për ekipin e të rinjve të Al Nassr. Më herët është paraqitur për Manchester Unitedin dhe Juventusin.