Futboll

Ronaldo kthehet me gol në fitoren e Al-Nassrit

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është kthyer me gol në fitoren e skuadrës së Al-Nassrit. 

Ylli i futbollit kishte nisur një bojkot javën e kaluar. Ai refuzoi të luante në tri ndeshjet e fundit të Al-Nassrit për shkak të mosmarrëveshjeve të raportuara me Fondin e Investimeve Publike të Arabisë Saudite. Një nga arsyet e bojkotit ishte vonesa e pagave për stafin e klubit. 

Al-Nassri të shtunën e mposhti në udhëtim skuadrën Al-Fateh me rezultatin 2:0. 

Ndeshja i takoi xhiros së 22-të të elitës së futbollit arab. 

40-vjeçari Ronaldo me asistim te Sadio Manes e shënoi golin e parë në minutën e 18-të. 

Për legjendën e Real Madridit ishte goli i 962-të në karrierë. Ai po i afrohet gjithnjë e më shumë shifrës së 1000 golave. 

Al-Nassri ka 52 pikë në vendin e dytë. Tabelës i prin Al-Hilali me një pikë më shumë.