Trajneri Afrim Tovërlani e ka shënuar fitoren e parë në elitën e futbollit kosovar pas kthimit te Prishtina.
Prishtina që ishte pa fitore në elitën e futbollit kosovar prej 25 tetorit kur e mposhti Dukagjinin 2:0, të shtunën në “Fadil Vokrri” në Prishtinë e mposhti Drenicën 2:1.
Fitorja me rikthim të rezultatit i takoi xhiros së 18-të. Kjo është edhe xhiroja e fundit e stinorit pranveror dhe e fundit për këtë vit. Prishtina do ta luajë edhe një ndeshje të mbetur, atë ndaj Dritës.
Ronaldo Chacon e shënoi golin e vetëm për Drenicën. Sulmuesi 27-vjeçar nga Venezuela realizoi në minutën e 31-të, pas penalltisë që e fitoi Igball Jashari.
Përmbysja e rezultatit u bë në pjesën e dytë.
Për 1:1 supergol realizoi mbrojtësi i krahut të djathtë, Ramiz Bytyqi. Bytyqi në minutën e 57-të shënoi me të majtën nga zona, pas gjuajtjes së saktë e të fuqishme.
Më pas, Mario Ilievski në minutën e 78-të ia siguroi pikët e plota skuadrës “bardhekaltër”. Për Ilievskin ishte goli i shtatë sezonal.
Drenica me trajnerin gjermano-kroat, Thomas Brdariq, debutoi me fitore 2:1 në xhiron e kaluar ndaj Ferizajt, por pësoi të shtunën. Para fitores me ferizajasit, Drenica kishte tri humbje të njëpasnjëshme.
Prishtina me fitore ngjitet në pozitën e dytë me 30 pikë, dy më pak se Ballkani lider, dhe dy më shumë se Dukagjini. Të dyja do të luajnë të dielën mes vete në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Ndeshjet tjera të së dielës janë Malisheva – Drita dhe Gjilani – Prishtina e Re. Edhe ato ballafaqime luhen nga ora 13:00.
Prishtina në epërsi
Prishtina ka kaluar në epërsi ndaj Drenicës në “Fadil Vokrri”.
Përmbysja e rezultatit u arrit në minutën e 78-të.
Mario Ilievski shënoi për 2:1.
Supergol i Bytyqit për barazimin e rezultatit
Ramiz Bytyqi ka realizuar supergol për Prishtinën të shtunën ndaj Drenicës.
Mbrojtësi i krahut të djathtë u shmang mirë në zonë, dhe me gjuajtje të saktë e të fuqishme me të majtën, realizoi në minutën e 57-të për barazimin e rezultatit.
Tani ndeshja që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës është 1:1.
Drenica në epërsi pas pjesës së parë ndaj Prishtinës
Ronaldo Chacon e ka shënuar golin e vetëm në pjesën e parë për Drenicën, që po fiton 1:0 në udhëtim te Prishtina në xhiron e 18-të të Superligës.
27-vjeçari nga Venezuela realizoi në minutën e 31-të nga penalltia që e fitoi Igball Jashari.
Prishtina është në krizë rezultatesh me trajnerin Afrim Tovërlani, ndërsa nuk ka fituar në Superligë prej 25 tetorit kur triumfoi 2:0 ndaj Dukagjinit.
Ka humbur nga Llapi, barazoi me Gjilanin dhe humbi nga Malisheva dhe Prishtina e Re. Barazoi me Ferizajn, ndërsa në xhiron e kaluar humbi 3:01 nga Ballkani.
Tovërlani e zuri vendin e trajnerit Arsim Thaqi.
Ndërkohë, Drenica me trajnerin gjermano-kroat, fitoi 2:1 ndaj Ferizajt në xhiron e kaluar, ndërsa para asaj ndeshjeje kishte tri humbje rresht në elitën kosovar.
Ronaldo shënon ndaj Prishtinës
Ronaldo Chacon ka shënuar gol për Drenicën në udhëtimin te Prishtina, në kuadër të xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll. Kjo është edhe xhiroja e fundit për stinorin vjeshtor, dhe e fundit për këtë vit në Kosovë.
Ronaldo Chacon shënoi në minutën e 31-të nga pika e bardhë. Një minutë më herët, penalltinë e fitoi Igball Jashari, që u pengua në zonë nga Gentrit Salihu.
Gjyqtari Alban Shala sinjalizoi menjëherë në 11-të metërsh dhe i pagabueshëm ishte sulmuesi 27-vjeçar nga Venezuela.