Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Drenica mposht Dritën dhe largohet nga zona e rënies

Drenica

Fitore shumë të rëndësishme ka shënuar skuadra e Drenicës të dielën, në kuadër të xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Me fitoren 1:0 ndaj kampiones në fuqi të Kosovës, Dritës, Drenica është larguar nga zona e rënies.
Drenica ngritët në vendin e shtatë me 35 pikë, kurse Drita mbetet në vendin e parë me 54 pikë, pesë më shumë se Ballkani, që po ashtu humbi të dielën nga Malisheva 4:2.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drenica fitoi ndaj Dritës në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj me golin e vetëm të shënuar nga Ronaldo.
Supergolin, sulmuesi nga Venezuela e realizoi në minutën e 40-të.

Drita në minutën e 55 bëri zëvendësim të detyruar pas lëndimit të mbrojtësit Egzon Bejtullai. Bejtullai u largua me autoambulancë nga stadiumi. Ai mbeti për disa minuta i shtrirë pasi pengoi me kokë një gjuajtje të një futbollisti të Drenicës. 

Është raportuar se gjendja e Bejtullait është stabile.


Bejtullai largohet me autoambulancë

Mbrojtësi i Dritës, Egzon Bejtullai, është larguar me autoambulancë nga stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj. Ai mbeti për disa minuta i shtrirë pasi pengoi me kokë një gjuajtje të një futbollisti të Drenicës. 

Bejtullai mori ndihmën e parë në fushë, ndërsa me autoambulancë u largua nga stadiumi ku po luhet ndeshja Drenica – Drita.

Është raportuar se gjendja e Bejtullait është stabile.

Ndeshja rifilloi në minutën e 62-të, pas largimit të autoambulancës nga fusha.


Drenica në epërsi ndaj kampiones

Drenica e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër kampiones në fuqi të Kosovës, Dritës.

Golin për 1:0 e shënoi Ronaldo.

Supergolin, sulmuesi nga Venezuela e realizoi në minutën e 40-të.

Ndeshja Drenica – Drita i takon xhiros së 29-të të Superligës në futboll, ndërsa po luhet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Drenica kishte edhe disa raste shënimi. Rastet nuk i munguan edhe Dritës. Por ishte Drenica që e mbylli në favor të saj 1:0 pjesën e parë.


Ronaldo shënon supergol për epërsinë e Drenicës

Skuadra e Drenicës ka kaluar në epërsi ndaj kampiones së Kosovës në futboll, Dritës.

Supergolin për 1:0 e shënoi Ronaldo në minutën e 40-të.

Ndeshja Drenica – Drita po luhet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.