Futboll

Ronaldo shkëlqen në fitoren e Al-Nassrit

Cristiano Ronaldo

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka shkëlqyer të shtunën në fitoren e skuadrës së Al-Nassrit.

Al-Nassri në kuadër të xhiros së shtatë të elitës së futbollit arab fitoi 2:1 ndaj skuadrës Al-Fayha.

Ronaldo i shënoi të dy golat e fitores për Al-Nassrin.

Fillimisht, 40-vjeçari Ronaldo, i barazoi shifrat në minutën e 37-të.

Ndërsa krejt në fund të ndeshjes e realizoi golin e fitores 2:1 nga penalltia.

Ronaldo tashmë ka 952 gola në karrierë.

Ai është afruar edhe më shumë shifrës së 1000 golave.

Al-Nassri është lider me 21 pikë. Al-Fayha e zë vendin e dhjetë me tetë pikë.