Me autogolin e Bentos në minutën e 98-të, Al Nassr humbi mungësinë për ta fituar titullin e kampionit, të parin me yllin portugez, Cristiano Ronaldo.
Derbi i Riadit ndërmjet Al Nassr dhe Al Hilal përfundoi baras, 1:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAl Nassr ishte duke fituar 1:0 deri në minutën e 98-të me gol të Mohamed Simakanit, por autogoli nga Bento prishi festën.
Ronaldo u shfaq i dëshpëruar.
Al Nassr për herë të fundit e kishte fituar titullin në vitin 2019.
Ronaldo iu bashkua Al Nassr në vitin 2022.
Ronaldo nuk shënoi gol të martën. Por ai është 29 gola larg shifrës jubilare – 1000 golave në karrierë.
Kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të edicionit aktual.
Al Nassr është në vendin e parë me 83 pikë, kurse Al Hilal një pozitë më poshtë me pesë pikë më pak.