Kapiteni i Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, ka thënë se Napoli me meritë do të paraqitet në Ligën e Kampionëve në edicionin 2026/2027.
Napoli e siguroi kualifikimin në Champions pas fitores 3:0 ndaj Pisas të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrahmani e shënoi golin e dytë për Napolin, ndërsa u shpall edhe lojtari i ndeshjes.
“Ne dhamë gjithçka. Ky sezon ishte tepër i vështirë. Pati shumë lëndime, përfshirë edhe timin. Pati disa momente të vështira për t’u menaxhuar. Kishim pak lojtarë të aftë për lojë, por në fund të fundit, mendoj se e meritonim ta përfundonim sezonin kështu”, ka thënë Rrahmani për “DAZN” pas ndeshjes.
Napoli është në vendin e dytë me 73 pikë.