Kapiteni i Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, u vlerësua me notë të lartë në ndeshjen e fundit të edicionit 2025/2026 të Serie A italiane.
Rrahmani luajti deri në fund të ndeshjes për Napolin të dielën.
Napoli e fitoi Udinesen në shtëpi me rezultat minimal, 1:0.
Golin e fitores e shënoi Rasmus Hojlund në minutën e 23-të.
Christian Kabasele e la Udinesen me dhjetë lojtarë. Ai në minutën e 64-t u përjashtua me karton të kuq.
Edhe
Kapiteni i Kosovës lëndohet në fitoren e Napolit
Në pjesën e parë Napolit iu lënduan dy lojtarët, Alisson Santos dhe Stanislav Lobotka.
Napoli është përballur me shumë lëndime të lojtarëve gjatë edicionit 2025/2026.
Ndër lojtarët e lënduar ishte edhe Rrahmani.
Napoli e mbylli edicionin me 76 pikë në vendin e dytë.
Edhe
Kapiteni i Kosovës në formacionin e javës në Itali
Kampion i Italisë është Interi.
Udinese zë vendin e 10-të me 50 pikë.