Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, e ka nisur me asistim edicionin e ri në elitën e futbollit rumun. Të dielën skuadra e Rapidit të Bukureshtit barazoi në udhëtim tek UTA Aradi, me rezultatin 1:1.
Rrahmani asistoi për golin që e shënoi mbrojtësi Christopher Braun në minutën e 23-të. Në minutën e 60-të, UTA Aradi i barazoi shifrat në 1:1 me golin që e realizoi George Cimpanu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrahmani luajti për 79 minuta, ndërsa Florent Hasani e kompletoi ndeshjen.