Futboll

Rrahmani i Gjilanit, më i miri i xhiros

Robert Rrahmani - Ylli i Javës

Çmimi “Ylli i Javës” i ka takuar mesfushorit të Gjilanit, Robert Rrahmani. 

FFK-ja ka njoftuar të hënën se Rrahmani është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së pestë të Superligës së Kosovës. 

24-vjeçari Rrahmani ishte vendimtar të dielën duke realizuar golin e fitores për Gjilanin në ndeshjen në udhëtim ndaj Ferizajt. 

Skuadra gjilanase fitoi me rezultatin 1:0. 

“Për Gjilanin, angazhimi dhe shpërblimi janë trofetë gjithsesi, sepse kemi një fond shumë të mirë lojtarësh dhe konkurrenca është e madhe dhe e shëndoshë. Nuk kemi më hapësirë për gabime. E falënderoj FFK-në për çmimin e dhënë dhe këtë çmim ia dedikoj bashkëlojtarëve për angazhimin dhe mundin e treguar, sepse edhe ata janë pjesë e këtij çmimi”, ka thënë Rrahmani për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit e Kosovës.