Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, do të paraqitet me Sparta Pragën në Ligën e Konferencës në edicionin 2025/2026. Sparta Praga humbi të mërkurën nga Riga me rezultat 1:0.
Por fitorja 2:0 në Pragë ia mundësoi Spartës kualifikimin në garën e tretë të UEFA-s për nga rëndësia. Në Pragë, Sparta kishte fituar 2:0 javën e kaluar.
Rrahmani u inkuadrua në fushë në minutën e 61-të. Ai ka mbetur shqiptari i vetëm në skuadrën e Pragës.