Albion Rrahmani ka shënuar gol të mërkurën mbrëma, por me Spartën e Pragës është mposhtur në finale të Kupës së Çekisë.
Sparta Praga u mposht 3:1 nga Sigma Olomouc, në ndeshjen që u zhvillua në “Andruv stadion”.
Pjesa e parë u mbyll 3:0 në të mirë të vendësve, ndërsa Rrahmani që u inkuadrua në lojë në fillim të pjesës së dytë, realizoi nga penalltia. Ai ishte i saktë në minutën e 61-të.
Nga minuta e 69-të luajti edhe Ermal Krasniqi, ndërsa Qazim Laçi e kompletoi ndeshjen.
Indrit Tuci ishte në bankën rezervë.
Sparta Praga e mbylli sezonin pa e fituar asnjë trofe për herë të parë që prej vitit 2022.