Futboll

Rrahmani lëndohet në ndeshjen spektakolare në “Diego Armando Maradona”

Amir Rrahmani

Napoli e Roma kanë barazuar në ndeshjen spektakolare të dielën mbrëma në “Diego Armando Maradona”. 

Napoli dhe Roma barazuan 2:2, në ndeshjen e xhiros së 25-të të Serie A. 

Por, lajmi jo i mirë është për kampionin në fuqi të Italisë dhe për Kosovën po ashtu. 

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani pësoi lëndim muskulor dhe është dashur të zëvendësohej në mintuën e 71-të. 

Donyell Malen shënoi për mysafirët fillimisht në minutën e shtatë, ndërsa Leonardo Spinazzola i barazoi shifrat në minutën e 40-të. 

Rrahmani në minutën e 69-të shkaktoi ndërhyrje të palejuar në zonë dhe shkaktoi penallti. Ai mbeti i lënduar nga ai rast dhe u zëvendësua, ndërsa Malen për Romën shënoi nga pika e bardhë për 2:1 në minutën e 71-të. 

Gol të bukur që e vendosi sfidën në minutën e 82-të realizoi Alisson Santos.  Napoli në vendin e tretë ka 50 pikë, tri më shumë se Roma e katërta.


Rrahmani shkakton penallti dhe lëndohet

Amir Rrahmani është dashur të zëvendësohet në minutën e 70-të për shkak të një lëndimi muskulor. 
Rrahmani në momentin e lëndimit, shkaktoi penallti. 

Kapiteni i Kosovës ishte në ndjekje të mbrojtësit brazilian të Romës, Ëesley Franca, që hyri në zonë dhe u pengua nga Rrahmani. 

Rrahmani u zëvendësua ndërsa Roma shënoi për 2:1 nga penalltia me Donyell Malenin. Sulmuesi holandez e shënoi edhe golin për 1:0 në minutën e shtatë. Napoli i barazoi shifrat në minutën e 40-të me Leonardo Spinazzolan. 

Roma është duke fituar 2:1, ndërsa po luhet minuta e 78-të.


Goli: