Donat Rrudhani ka dhënë kontribut të madh të shtunën në mbrëmje në fitoren e Luzernit me rezultatin 4:3 ndaj Winterthurit. Ndeshja i takoi xhiros së 18-të të elitës së futbollit zviceran.
Rrudhani shënoi një gol dhe bëri një asistim në fitoren e Luzernit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReprezentuesi i Kosovës realizoi për 2:1 në minutën e 28-të.
Ndërsa në minutën e 93-të Rrudhani asistoi te goli i fitores për 4:3.
Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i vlerësuari në ndeshje.
Te Luzerni në bankën rezervë ishte Ismajl Beka.
Granit Lekaj e kompletoi ndeshjen ndërsa Labinot Bajrami në lojë u inkuadrua nga minuta e 72-të te Winterthuri.
25-vjeçari Rrudhani në 17 ndeshje të luajtura ka realizuar pesë gola dhe ka bërë tri asistime.