Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, është pajisur me pasaportë të Shqipërisë, me dekret të presidentit Bajram Begaj.
Vendimi është marrë më 22 gusht, ndërsa të martën është publikuar nga futbollisti i Lillet.
Zhegrova ka publikuar dekretin për dhënie të shtetësisë shqiptare, ndërsa ka falënderuar edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në “Instagram”, Zhegrova ka publikuar komunikimin që ka pasur me kryeministrin Rama.
“Dërgoje fanellën!”, shkruan në mesazhin e Ramës dërguar Zhegrovës. Rama është tifoz i Juventusit.
Zhegrova në gjuhën angleze ka shkruar se është “krenar që është shqiptar”.
Në mars të vitin të kaluar, Federata e Futbollit e Italisë mori vendim që futbollistët shqiptarë të konsiderohen si komunitarë në Itali. Pajisja me pasaportë shqiptare ia lehtëson kalimin Zhegrovës te Juventusi.
Zhegrova është pjesë e klubit francez, Lille, ndërsa ka disa javë që raportohet se do t’i bashkohet Juventusit.