Ishte fat i keq për gazetarët që nuk e përcollën vizitën e paparalajmëruar të mesfushorit të Thunit, Valmir Matoshi, në klubin e fëmijërisë, FC Hunibach.
Lojtarët e rinj, djem e vajza, u habitën. Stërvitja u ndërpre, ushtrimet u zëvendësuan me fotografi e nënshkrime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është e mrekullueshme të jem në gjendje t’i jap diçka klubit tim të parë”, thotë Valmir Matoshi me modesti për revistën zvicerane “See Syte”.
Matoshi ende e shijon kompleksin e vogël sportiv simpatik në bregun e djathtë të liqenit të Thunit.
“Kodra me vilat në majë, liqeni poshtë, fusha në mes, në atë kohë ende me bar natyral, dhe pranë saj fusha e fortë. Ajo ishte shtëpia ime e futbollit për rreth katër vjet”, tregon Matoshi.
Me stilin e tij luftarak të lojës, Valmir Matoshi është një zgjedhje perfekte për kampionin e Zvicrës, Thunin.
Pse zgjodhi FC Hunibach, ekipin e vogël?
“Sepse ishte vetëm një hap larg shtëpisë sime”, kujton Matoshi, ekipi i të cilit dikur fitoi një trofe në një turne në fusha të mbuluara. “Dukej tamam si trofeu i Kupës së Botës - të gjithë u çmendëm plotësisht nga gëzimi”, thotë mesfushori.
Pas katër vjetësh në Hunibach, Valmiri u transferua te FC Thun, ku kaloi gjeneratat e reja para se në moshën 19 vjeç të debutonte në “Challenge League”, kategorinë e dytë zvicerane. Ishte debutim për t’u mbajtur mend.
Në fitoren 3:1 kundër Bellinzonas në Ticino, Matoshi shënoi “hat-trick” dhe menjëherë u ftua në ekipet përfaqësuese të Zvicrës U20 dhe U21.
Por karriera e Valmirit pësoi lëkundje.
“Kur babai im vdiq nga kanceri tre vjet më parë, kjo më shkatërroi plotësisht”, thotë futbollisti 22-vjeçar, teksa kujton orët më të vështira të jetës së tij të deritashme.
“Edhe pse futbolli është jeta ime, sporti papritmas u bë dytësor”.
Zhvillimi i Matoshit ngeci, por FC Thuni i besoi. Dhe tani bashkë kanë fituar titullin e kampionit të Zvicrës.
A kishte ëndërruar Matoshi paraqitjen në Ligën e Kampionëve?
“Çdo futbollist ëndërron për këtë”, qesh ai. “Dhe me stilin tonë të drejtpërdrejtë dhe luftarak të lojës, sigurisht që mund të befasojmë disa kundërshtarë evropianë më pak favorit. Por le të presim dhe të shohim”.