Mesfushori spanjoll, Fabian Ruiz, ia ka siguruar fitoren skuadrës së Paris Saint-Germainit.
Parisi të premten mbrëma fitoi 1:0 në shtëpi ndaj Angersit. Kjo ndeshje i takoi javës së dytë të Ligue 1 të Francës.
Golin e fitoren për parisienët e shënoi Ruiz në minutën e 50-të.
PSG-ja në minutën e 27-të e humbi edhe një penallti. Nga pika e bardhë nuk u tregua i saktë sulmuesi francez, Ousmane Dembele.
Parisi në ndeshjen hapëse të edicionit 2025/26 e mposhti Nantesin me rezultatin 1:0.
Angersi në xhiron e parë fitoi 1:0 ndaj Paris FC.