Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rumunët ia “zbulojnë skemat” përzgjedhësit të Kosovës

Franco Foda

Stërvitja e Kosovës është shfrytëzuar nga fotografi i gazetës rumune, Sporturilor, i cili ka arritur të kapë “skemat” të cilat synon t’i aplikojë Foda te Kosova

“I kemi skemat e Kosovës”, kështu e nis shkrimin gazeta rumune “Sporturilor” teksa ka shfaqur fotot e përzgjedhësit Franco Foda në stërvitje duke mbajtur letrat në të cilat shihen planet e tij. Ndoshta pakujdesi nga 58-vjeçari austriak apo gjithçka mund të jetë e qëllimshme. 

Stërvitja e Kosovës e mbajtur dje në “Fadil Vokrri” ishte e hapur në 15 minutat e para për mediat. Dhe kjo është shfrytëzuar nga fotografi i gazetës rumune, i cili ka arritur të kapë “skemat” të cilat synon t’i aplikojë Foda te Kosova.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fotot, siç shkruan “Sporturilor”, tregojnë mënyrën se si Foda do të punojë në stërvitje, vendosjen e lojtarëve dhe strategjinë në goditjet standarde.

Kosova dhe Rumania luajnë sot nga ora 20:45 në “Fadil Vokrrin” e stërmbushur. Është ndeshja e parë e këtij edicioni të Ligës së Kombeve, Liga C. Pas tre ditëve, “Dardanët” udhëtojnë në Qipro. Në grup është edhe Lituania.

FOTO: Sporturilor