Futboll

Sadiku realizon gol për KuPS

Agon Sadiku

Agon Sadiku e regjistroi një gol të shtunën në fitoren e skuadrës KuPS. 

KuPS-i në shtëpi e mposhti Hakan me rezultatin 3:2. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 18-të të elitës së futbollit finlandez. 

Sadiku e realizoi golin e epërsisë në minutën e 11-të. Doni Arifi e kompletoi ndeshjen te KuPS-i. 
Për qendërsulmuesin Sadiku ky ishte goli i nëntë i shënuar. Ka kontribuar edhe me dy asistime. 

Te Haka nga fillimi i pjesës së dytë u paraqit Arlind Sejdiu. 

KuPS-i ka 34 pikë dhe e zë vendin e tretë. Haka është në pozitën e parafundit me 16 pikë.