Ledjan Sahitaj ka vazhduar kontratën me skuadrën e Winterthurit. Sahitaj do të jetë pjesë e Winterthurit deri në verën e vitit 2028.
“Ne e përgëzojmë Ledjanin për zgjatjen e kontratës dhe i urojmë atij lumturi dhe sukses të vazhdueshëm me Winterthurin në Superligë”, ka shkruar klubi zviceran të shtunën në faqen zyrtare.
21-vjeçari pjesë e skuadrës së parë të Winterthurit është nga edicioni i kaluar.
Mbrojtësi i krahut të djathtë si futbollist u zhvillua në akademinë e Grasshopperit.
Ai me Përfaqësuesen U21 të Kosovës i ka katër ndeshje të zhvilluara. Ka paraqitje edhe për Kosovën U19.